Rike Roçi ka zgjedhur t’u përgjigjet me humor dhe pa filtra pyetjeve të ndjekësve në Instagram, ndërsa një prej tyre ka tërhequr veçanërisht vëmendjen.
Një ndjekës e ka pyetur nëse fakti që Rike aktualisht nuk është në një lidhje lidhet me karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe mënyrën pa komplekse me të cilën shfaqet publikisht.
“E dinë këta që ti nuk ke lidhje si gocë delikate e sexy në publik, por je çun haram?”, ishte pyetja drejtuar ish-banore së “Big Brother VIP Albania”.
Rike nuk ka ngurruar të përgjigjet, madje me të njëjtën dozë humori. Ajo ka bërë të qartë se është e kënaqur me karakterin e saj dhe se nuk do ta imagjinonte veten në një marrëdhënie ku partneri do të përpiqej ta kontrollonte apo t’i diktonte mënyrën e të shprehurit.
“Për fat të mirë që kam lindur me një karakter muti. Imagjino të kem një burrë që më thotë të mbyll gojën dhe unë të rri vërtet urtë”, shkroi Rike, duke e shoqëruar reagimin me të qeshura.

Rike Roci via Instagram Story
Me këtë përgjigje, Rike Roçi duket se ka dhënë një mesazh të qartë: nuk ka ndërmend të ndryshojë karakterin apo mënyrën e të shprehurit vetëm për t’iu përshtatur një partneri.
E njohur për natyrën e drejtpërdrejtë dhe përgjigjet pa filtra, Rike ka zgjedhur edhe këtë herë humorin për t’iu përgjigjur kuriozitetit të ndjekësve rreth jetës së saj sentimentale.




