“Luftë” për audiencën/ Arbana “ia kalon” dasmës së BBV edhe në publicitet (Foto)

“Luftë” për audiencën/ Arbana “ia kalon” dasmës së BBV edhe në publicitet (Foto)

Përplasja mes dy formateve më të ndjekura televizive, “Big Brother VIP Albania” dhe “Ferma VIP”, duket se ka arritur pikën kulmore mbrëmjen e sotme.

Produksioni i BBVIP kishte rezervuar një nga momentet më të forta për publikun: dasmën e shumëpërfolur mes Brikenës dhe Mateos, një lëvizje e qartë për të tërhequr sa më shumë vëmendje në të njëjtin orar me spektaklin rival.

Megjithatë, shifrat e transmetimit live në YouTube kanë sjellë një rezultat të papritur. Pikërisht në momentin kulminant të ceremonisë, gjatë puthjes së çiftit, “Big Brother VIP Albania” numëronte rreth 220 mijë shikues në kohë reale.

Në të njëjtën kohë, në “Ferma VIP”, nën drejtimin e Arbana Osmani, transmetimi kishte kaluar në hapësirë publicitare. Por, në një kthesë ironike, edhe gjatë reklamave, formati ka arritur të mbledhë mbi 241 mijë shikues live.

Ky detaj ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, duke ndezur debat mes fansave të dy formateve dhe duke treguar edhe një herë konkurrencën e fortë për audiencë mes tyre.