Moderatorja Livia Brunga ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku iu përgjigj me humor pyetjeve provokuese të Françeska Rustemit.
Gjatë rubrikës argëtuese, ajo u vendos përballë një sfide interesante: të zgjidhte me cilin futbollist shqiptar do të martohej, me kë do të dilte në një takim dhe cilin do të bllokonte në Instagram.
Sa i përket martesës, Livia ishte e prerë në përgjigjen e saj, duke theksuar se nuk do të zgjidhte asnjërin, pasi shumica e futbollistëve janë tashmë në një lidhje ose të martuar.
“Me asnjë nga ata. Janë të gjithë djem që deri diku janë të martuar dhe nuk më duket me vend të përmend njërin prej tyre”, u shpreh moderatorja.
Edhe për pyetjen nëse ka bllokuar ndonjëherë një futbollist në Instagram, ajo u përgjigj negativisht, duke theksuar se nuk është pjesë e karakterit të saj.
“Bllok nuk i bëj askujt. Nuk e kam atë stil dhe nuk kam asnjë arsye t’i bëj bllok një futbollisti”, tha ajo.
Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendje erdhi kur u pyet se me cilin futbollist shqiptar do të pranonte të dilte, qoftë edhe për një takim miqësor. Pa hezitim, Livia Brunga përmendi emrin e Nedim Bajramit, duke vlerësuar jo vetëm pamjen, por edhe mënyrën e tij të komunikimit.
“Një futbollist që më duket simpatik, edhe për mënyrën e komunikimit, është Bajrami, mbase”, u shpreh moderatorja.

Nedim Bajrami via Instagram




