Gjatë eksperiencës së tyre në Big Brother VIP Albania, Mateo dhe Gimbo u shquan për një miqësi të fortë, e cila u pëlqye dhe u komentua gjerësisht nga publiku.
Por pas përfundimit të spektaklit dhe rikthimit në jetën jashtë kamerave, duket se kjo marrëdhënie ka pësuar një ftohje të dukshme.
Së fundmi, fansat kanë vënë re një mungesë totale ndërveprimi mes tyre në rrjetet sociale, pa foto të përbashkëta, pa komente apo reagime duke nxitur kështu spekulime për një krisje të mundshme në raportin e tyre.
Megjithatë, një detaj që mban ende gjallë dyshimet është fakti që të dy vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, çka lë hapësirë për interpretim se ndoshta bëhet fjalë vetëm për një distancim të përkohshëm, dhe jo domosdoshmërisht për një prishje përfundimtare të miqësisë.




