Pas largimit të saj të parakohshëm nga Ferma VIP 3, vendim që e lidhi me ngarkesën emocionale dhe nevojën për më shumë hapësirë personale, Jonida Maliqi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes mediatike.
Së fundmi, këngëtarja është parë në shoqërinë e Alessios, një ish-konkurrent i Big Brother VIP Albania 5, duke forcuar kështu dyshimet për një romancë të re.
Zërat për një lidhje mes tyre kishin nisur prej kohësh, madje që gjatë periudhës kur Jonida ishte ende pjesë e formatit televiziv. Por tani, një video që po qarkullon në rrjet duket se i ka dhënë më shumë peshë këtyre pretendimeve.
Në pamjet e publikuara, dyshja shfaqet duke ecur së bashku në një ambient publik, një moment që është interpretuar nga ndjekësit si një konfirmim i heshtur i marrëdhënies së tyre.
Megjithatë, deri në një reagim zyrtar nga vetë protagonistët, kjo histori mbetet në kufijtë e aludimeve të mbështetura nga pamjet vizuale.




