Loredana Zefi feston sot 31-vjetorin e lindjes, ndërsa mes urimeve të shumta nuk ka munguar as një dedikim i veçantë nga partneri i saj, futbollisti Karim Adeyemi.
Futbollisti ka zgjedhur ta urojë publikisht reperen përmes Instagram Stories, ku ka publikuar disa fotografi nga momentet e tyre së bashku.
Në njërën prej fotove, ku Loredana shfaqet e vetme, Adeyemi i ka kushtuar partneres së tij disa fjalë mjaft të ëmbla:
“Gëzuar ditëlindjen mikes sime më të mirë. Faleminderit që je personi që je”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar dedikimin me zemra të kuqe.

Karim Adeyemi via Instagram Story
Përveç këtij urimi, Adeyemi ka ndarë edhe momente të tjera të çiftit, duke treguar publikisht afërsinë dhe lidhjen e tyre.
Loredana dhe Karim Adeyemi e kanë bërë prej kohësh publike marrëdhënien e tyre dhe shpesh kanë ndarë në rrjetet sociale momente romantike dhe dedikime për njëri-tjetrin.
Në ditën e saj të veçantë, futbollisti ka zgjedhur ta përkufizojë Loredanën jo vetëm si partneren e tij, por edhe si “miken më të mirë” të tij. ❤️




