Jonida Vokshi alarmon fansat: Dëmton mesin menjëherë pas rikthimit në palestër...

Jonida Vokshi via Instagram
Jonida Vokshi via Instagram

Jonida Vokshi ka treguar se po kalon një moment jo fort të këndshëm, pasi ka pësuar një dëmtim në mes gjatë rikthimit të saj në palestër, menjëherë pasi kaloi një virozë.

Moderatorja ndau lajmin me ndjekësit përmes një InstaStory, ku shfaqet e shtrirë dhe tregon se stërvitja nuk ka shkuar sipas planit.

“Sa na kaloi viroza, dëmtuam mesin në palestër. Hajer, inshalla.”, shkroi ajo me humor.

Jonida Vokshi via Instagram Story

Me sa duket, dëmtimi erdhi menjëherë pas rifillimit të aktivitetit fizik, por Jonida Vokshi zgjodhi ta ndajë situatën me ndjekësit me sportivitet dhe optimizëm.

Edhe pse nuk ka dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e saj apo sa serioz është dëmtimi, moderatorja la të kuptohet se shpreson të rikuperohet sa më shpejt dhe t’i rikthehet normalisht stërvitjes.