Ish-banorja e Big Brother kërkon 15 mijë euro nga fansat: “Më ndihmoni të shkoj në Maldive dhe të bëj gjoks të ri”

Ava Karabatić via Instagram
Ava Karabatić via Instagram

Ava Karabatić, ish-banore e Big Brother në Kroaci, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale pasi u kërkoi ndjekësve t’i dërgojnë 15 mijë euro për të financuar një udhëtim në Maldive dhe një ndërhyrje estetike për zëvendësimin e implanteve të gjoksit.

Përmes një postimi në Instagram, 38-vjeçarja iu drejtua fansave me një apel të pazakontë, duke e cilësuar këtë si “dëshirën e jetës”.

“Të dashur, më ndihmoni të shkoj në Maldive dhe të bëj gjoks të ri. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të vizitoj Maldivet dhe ende nuk kam arritur ta bëj”, shkroi ajo.

Për ta bërë thirrjen edhe më konkrete, Ava publikoi edhe të dhënat e llogarisë bankare dhe IBAN-in, duke u kërkuar ndjekësve të transferonin para direkt në llogarinë e saj.

Ish-ylli i reality show-ve sqaroi se implantet që ka vendosur rreth 20 vite më parë duhet të zëvendësohen, pasi, sipas saj, ato nuk janë projektuar të zgjasin kaq gjatë dhe mbajtja e tyre mund të përbëjë rrezik për shëndetin.

Pas kritikave se po kërkonte para nga publiku, Ava Karabatić reagoi sërish, duke deklaruar se “nuk është mësuar të punojë” dhe se gjatë jetës gjërat i kanë ardhur më lehtë.

Ajo madje premtoi se personat që do ta ndihmojnë financiarisht do të “shpërblehen” me më shumë foto provokuese pas ndërhyrjes estetike.

Ava Karabatić është një nga figurat më të njohura të reality show-ve në Ballkan. Përveç pjesëmarrjes në formate si Big Brother, Survivor dhe The Farm, ajo tërhoqi vëmendje edhe në vitin 2019, kur shpalli kandidaturën për presidente të Kroacisë, duke prezantuar një program me propozime për reforma në arsim, mjedis dhe legjislacion.