“Jemi të shokuar”, zjarr në Top Albania Radio, Ledion Liço publikon pamjet nga brenda…

Ledion Liço via Instagram
Ledion Liço via Instagram

Një mëngjes i pazakontë ka përfshirë Top Albania Radio, ku një zjarr në ambientet e radios ka shkaktuar dëme në studio dhe ka ndërprerë transmetimet, përfshirë edhe emisionin “Wake Up”.

Pas incidentit ka reaguar Ledion Liço, drejtori i përgjithshëm i radios, i cili ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga brenda ambienteve, ku duket tymi që ka përfshirë studiot.

Ledion Liço via Instagram Story

Përmes reagimit të tij, Ledioni ka bërë të ditur se të gjithë janë mirë, megjithëse ekipi është tronditur nga ajo që ka ndodhur.

Ndërkohë, stafi po punon për rikthimin e transmetimeve në normalitet, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.

Ngjarja ka ndërprerë përkohësisht punën e zakonshme të radios, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje mbi incidentin dhe dëmet e shkaktuara.