“Jam gati kurdo”/ DJ-i i njohur ndërkombëtarisht i hap derën një bashkëpunimi me Taynën...

“Jam gati kurdo”/ DJ-i i njohur ndërkombëtarisht i hap derën një bashkëpunimi me Taynën...

Tayna mund të jetë një hap larg një bashkëpunimi ndërkombëtar, pasi DJ-i dhe producenti i njohur francez Hugel ka shprehur publikisht dëshirën për të realizuar një projekt muzikor me artisten shqiptare.

Gjithçka nisi nga një koment në Instagram, ku një ndjekës i kërkoi Hugel-it që të sillte një këngë së bashku me Taynën.

Përgjigjja e DJ-it francez ishte e shkurtër, por e qartë:

“I’m down anytime” – “Jam i gatshëm në çdo kohë”.

Me këtë përgjigje, Hugel ka bërë të ditur se është plotësisht i hapur për një bashkëpunim me Taynën, duke nxitur menjëherë reagimet dhe kuriozitetin e fansave.

Hugel është një emër i njohur në skenën ndërkombëtare të muzikës elektronike dhe Latin House, ndërsa numëron miliona ndjekës në rrjetet sociale. Një kombinim mes stilit të tij dhe muzikës së Taynës do të sillte një tjetër dimension në repertorin e artistes shqiptare.

Për momentin, bëhet fjalë vetëm për një shkëmbim në rrjetet sociale dhe nuk ka një konfirmim për një këngë konkrete. Megjithatë, përgjigjja e Hugel ka lënë të hapur mundësinë që ideja të shkojë më tej dhe të kthehet në një projekt në studio.

Kujtojmë se Hugel ka luajtur këngën “Si Ai” të Taynës gjatë performancës së tij në Tiranë në qershor 2025, duke treguar edhe më herët vlerësimin e tij për muzikën e artistes shqiptare.