Ish-banorja e BBVA Xheisara Frisku publikon foton e parë me vajzën e porsalindur...

Xheisara Frisku via Instagram
Xheisara Frisku via Instagram

Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 1”, Xheisara Frisku, ka ndarë me ndjekësit një lajm të veçantë, duke zbuluar se është bërë nënë për herë të dytë.

Artistja ka mirëpritur në jetë një tjetër vajzë, duke i dhuruar familjes së saj një tjetër arsye për të festuar dhe duke zgjeruar kështu familjen me ardhjen e vogëlushes.

Ka qenë vetë Xheisara ajo që ka ndarë lajmin e bukur përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar edhe fotografinë e parë me të porsalindurën, të realizuar nga shtrati i spitalit.

Krahas imazhit emocionues, këngëtarja ka shprehur edhe ndjenjat e saj për këtë moment të veçantë, duke treguar mirënjohjen për bekimin e ri në jetën e saj.

“Dashuria ime është këtu. Nuk di të përshkruaj ndjenjën, por di të them që jam me fat që Zoti vendosi të më bekojë sërish”, ka shkruar ajo.

Xheisara Frisku via Instagram Story

Kjo është vajza e dytë e Xheisara Friskut, e cila tashmë është edhe nëna e Sol Malines. Me ardhjen në jetë të vogëlushes, familja e artistes ka marrë një tjetër bekim.

Ndërkohë, postimi i saj është mbushur me urime dhe mesazhe të përzemërta nga ndjekësit dhe miqtë, të cilët i kanë dëshiruar shëndet, lumturi dhe një jetë të bukur vajzës së porsalindur.