Gjesti ndez thashethemet: kush është vajza që shfaqet në videon e re?

Gjesti via Instagram
Gjesti via Instagram

Pas disa ditësh paralajmërimesh për projektet e reja, Gjesti ka zbuluar një pjesë nga krijimtaria e tij e ardhshme muzikore.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka prezantuar këngën “MEME”, e cila do të jetë pjesë e EP-së së tij të re.

Megjithatë, më shumë se muzika, ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është një detaj në videon promovuese: një dorë femërore që shfaqet duke e prekur në mënyrë intime artistin.

Ky element ka mjaftuar për të nxitur menjëherë spekulime në rrjet, duke ngritur dyshime për një lidhje të re në jetën e tij.

Instagram Reel
DX1sEFhqLOu

Aludimet bëhen edhe më të forta duke pasur parasysh se lidhja e fundit publike e Gjestit ishte me Egli Tako, një raport që nuk zgjati shumë.

Tashmë, fansat janë përballë një dileme: a është kjo thjesht një strategji artistike dhe provokuese për promovimin e këngës, apo një sinjal i qartë se artisti ka nisur një histori të re dashurie?