Gazetarit i dalin fjalët për Mateon dhe Brikenën? Momenti i tyre në “Top Arena” ndez dyshimet (VIDEO)

"Top Arena" - Top Channel
"Top Arena" - Top Channel

Pak ditë më parë, gazetari Elton Tozaj bëri një deklaratë që shkaktoi shumë diskutime dhe reagime në rrjetet sociale lidhur me marrëdhënien mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit.

Gjatë një lidhjeje televizive, ai u shpreh se ndarja e tyre nuk ishte reale, por një pjesë e një strategjie për të tërhequr vëmendje, duke shtuar se një ribashkim mund të ndodhte pikërisht në emisionin “Top Arena”.

Në atë kohë, deklarata e gazetarit u prit me skepticizëm nga shumë ndjekës. Por zhvillimet e fundit duket se i kanë dhënë më shumë peshë fjalëve të tij.

Gjatë emisionit të sotëm, Mateo ftoi Brikenën për një kërcim në studio. Ajo pranoi menjëherë, ndërsa momenti mori më shumë vëmendje kur dyshja u përqafua gjatë kërcimit, duke krijuar përshtypjen e një afrimiteti të rikthyer mes tyre.

Instagram Reel
DZ3JtEzMtof

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës nisën të pyesin nëse ky ishte një sinjal për një ribashkim të mundshëm apo nëse marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë më e mirë nga sa është dukur publikisht.

Deri tani, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare për statusin e lidhjes së tyre. Megjithatë, pas këtij momenti në “Top Arena”, komentet se Elton Tozaj mund të ketë pasur të drejtë po shtohen.