G-Bani bën deklaratë të fortë për Gjestin: “E kanë rrahur në Astir”

G-Bani bën deklaratë të fortë për Gjestin: “E kanë rrahur në Astir”

G-Bani ka trazuar rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në një podkast, ku foli për një incident të së kaluarës që, sipas tij, përfshin Gjesti.

Gjatë intervistës, reperi tregoi se ngjarja ka ndodhur përpara hyrjes së Gjestit në “Big Brother”, në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas rrëfimit të G-Banit, Gjesti kishte bërë manovra me makinë pranë studios së një miku të tij, gjë që më pas kishte sjellë një konflikt fizik.

“Para se të hynte në Big Brother, ka xhiruar gomat e makinës në Astir te studio e një shokut tim dhe e kanë rrahur. E kanë rrahur sepse bën gjeste,” – është shprehur ai gjatë bisedës.

Deklarata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit kanë nisur diskutime mbi vërtetësinë e kësaj historie dhe raportin mes dy personazheve.

Deri tani, Gjesti nuk ka bërë asnjë reagim publik për të komentuar apo sqaruar pretendimet e bëra nga reperi.