Një moment i veçantë familjar është shënuar për Getoar Selimin, pasi vëllai i tij, Liberiani, i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me partneren e tij, Valmirën.
Lajmin e ka bërë publik vetë Ghetto Geasy përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku çifti shfaqet i përqafuar gjatë festës së fejesës.
Krahas imazhit, reperi ka ndarë edhe një urim për vëllain dhe partneren e tij:
“Urime vlla, u trashëgofshi!”

Ghetto Geasy via Instagram Story
Liberiani ka zgjedhur ndër vite ta mbajë jetën e tij private larg vëmendjes mediatike, ndaj edhe ky moment i rëndësishëm familjar ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Pas publikimit të fotografisë, urimet për çiftin kanë qenë të shumta, si nga familjarë e miq, ashtu edhe nga ndjekësit e reperit në rrjetet sociale.




