Eliminim surprizë në “Ferma VIP” – Blerina largohet mes tensionit dhe pa përshëndetur fermerët...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Mbrëmja e fundit në Ferma VIP solli një tjetër zhvillim të papritur për publikun, pasi një nga konkurrentet më të komentuara të këtij sezoni u eliminua nga gara për çmimin e madh.

Pas njoftimit të datës së finales dhe vendimit disiplinor ndaj Ilir Shaqiri, Prime-i vijoi me procesin e eliminimit, ku votat e publikut vendosën fundin e rrugëtimit për Blerina.

Emri i saj u lexua nga Arbana Osmani përmes zarfit zyrtar, ndërsa reagimi i Blerinës tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe banorëve.

Para largimit, Blerina falënderoi vetëm moderatoren dhe produksionin për mundësinë që iu dha për të qenë pjesë e spektaklit, por ajo që habiti më shumë ishte mënyra sesi zgjodhi të largohej.

Ish-konkurrentja u drejtua menjëherë drejt studios pa takuar dhe pa përshëndetur fermerët e tjerë, duke lënë të kuptohet se raportet e tensionuara me një pjesë të kastit kishin mbetur të pandryshuara deri në sekondat e fundit të qëndrimit të saj në fermë.

Largimi i Blerinës ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, ku ndjekësit po komentojnë sjelljen e saj të ftohtë dhe atmosferën e tensionuar që shoqëroi eliminimin.