E papritur/ Akili largohet nga “Ferma VIP 3”, sakrifica nuk e shpëton nga eliminimi...

"Ferma Vip"/Vizion Plus via Instagram
"Ferma Vip"/Vizion Plus via Instagram

Një zhvillim i papritur ka tronditur “Ferma VIP 3”, ku konkurrenti Akili është eliminuar nga gara pas televotimit kokë më kokë me Fairfax.

Dalja e tij ka marrë edhe më shumë vëmendje për shkak të asaj që ndodhi pak më herët gjatë një sfide vendimtare. Edhe pse arriti të përfundonte i pari, Akili zgjodhi të mos e përmbyllte garën duke i rënë kambanës, duke sakrifikuar veten për të shpëtuar Gresën dhe për të marrë mbi supe rrezikun e nominimit.

Instagram Post
DWzpE2sAums

Ky veprim u konsiderua nga shumë si një gjest i rrallë dhe altruist, që zakonisht shpërblehet nga publiku. Por këtë herë ndodhi e kundërta, pasi votat nuk mjaftuan për ta mbajtur në lojë.

Eliminimi i tij ka lënë të habitur edhe banorët e tjerë, sidomos Gresën, e cila vazhdon garën pikërisht falë vendimit të tij.

Ky rast tregon edhe një herë se në reality show-t, edhe veprimet më të mira mund të kenë pasoja të papritura, duke e bërë lojën të ashpër dhe shpesh të paparashikueshme.