Janë publikuar pamjet e momentit kur Jozefin Marku shoqërohet nga Policia e Tiranës, pas zhvillimeve të fundit lidhur me përplasjen me Edi Kuçin.
Në videon që po qarkullon në rrjet, këngëtari shihet me duart e prangosura, teksa shoqërohet nga një efektiv policie drejt një automjeti të uniformave blu.
Sipas informacioneve të bëra publike, Marku është ndaluar dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin nr. 6 në Tiranë. Veprimet e Policisë lidhen me incidentin me Edi Kuçin, pamjet e të cilit u publikuan fillimisht në rrjetet sociale.
Nga hetimet e deritanishme është përcaktuar se ngjarja ka ndodhur në zonën e mbikalimit të Rinasit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar dinamikën e plotë të incidentit dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.
Bashkë me Jozin është shoqëruar edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka pasur rol në ngjarje. Identiteti i tij nuk është bërë publik deri më tani.
Ndërkohë, në një zhvillim tjetër lidhur me çështjen, Prokuroria Themelore në Pejë kishte nisur më herët procedurë penale ndaj Markut për veprën e dyshuar “Lëndim i lehtë trupor”.
Pritet që pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të përfshirë të ndihmojnë autoritetet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.




