Rogert Sterkaj, finalist i “Big Brother VIP Albania 5”, ka tërhequr vëmendjen me një reagim të drejtpërdrejtë ndaj moderatorit të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti.
Rogerti, i cili u rendit në vendin e katërt në finalen e BBVA5, ka komentuar mënyrën e moderimit të dy formateve, duke vënë në pikëpyetje faktin që BBVK është drejtuar deri tani nga dy moderatorë, ndërsa BBVA nga një i vetëm.
Në një postim në Instagram, ai shkroi:
“Klan Kosova do të konkurrojë me Top Channel në Big Brother? Atëherë pse duhen DY prezantues?”
Por ish-banori nuk u ndal vetëm te kjo. Ai ka vijuar me një tjetër “thumb” ndaj Alaudinit, duke ironizuar edhe vlerësimet se moderatori është ndër prezantuesit më të mirë në Kosovë.
“Apo ky tipi që premton spektakël, a.k.a. ‘prezantuesi më i mirë i Kosovës’, nuk është gati të përballet vetëm me demonin e etur?”
Në fund, Rogerti e ka lënë edhe më të hapur provokimin, duke pyetur:
“Kush është DEMONI, unë apo LEDIONI?”

Rogert Sterkaj via Instagram Story
Reagimi i tij vjen në një moment kur BBVK 5 po përgatitet për nisjen e sezonit të ri, ndërsa pak ditë më parë Jonida Vokshi njoftoi largimin nga moderimi pas katër edicionesh.
Tashmë mbetet e paqartë nëse Alaudin Hamiti do ta drejtojë i vetëm spektaklin apo në krah të tij do të jetë një tjetër figurë.
Ndërkohë, Ledion Liço ka drejtuar tre edicionet e fundit të “Big Brother VIP Albania”, përfshirë edhe sezonin e pestë ku Rogerti ishte finalist.
Tani të gjithë sytë janë te Alaudini: a do t’i përgjigjet publikisht “thumbit” të Rogertit, apo do të zgjedhë ta kalojë në heshtje?




