Cindy Loci ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së saj, duke zbuluar se ka marrë një hap të rëndësishëm në historinë e dashurisë me partnerin e saj.
Në fotografitë e publikuara në Instagram, çifti shfaqet pranë detit, të veshur të dy me të bardha, ndërsa në fokus është edhe unaza në gishtin e Cindy-t.
Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” e ka shoqëruar postimin me një dedikim romantik për partnerin, të cilit i referohet me inicialin “A”.
“Përgjithmonë bashkë! Në këtë jetë dhe në çdo jetë tjetër! Të dua A”, shkruan ajo, duke vendosur krahas mesazhit edhe simbolin e unazës. 💍
Në postim, Cindy ka shënuar edhe datën 03.08.2026, e cila duket se lidhet me këtë moment të rëndësishëm për çiftin. Ajo ka përdorur gjithashtu hashtagët #married, #proposal dhe #newlife, duke lënë të kuptohet se për të dy ka nisur një kapitull i ri.
Fotografitë romantike dhe unaza e Cindy-t kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vërshuar me urime për çiftin dhe hapin e ri në jetën e tyre.




