Beatrix Ramosaj ka tërhequr vëmendjen me një reagim të gjatë dhe mjaft të drejtpërdrejtë në Instagram, ku duket se u është përgjigjur personave që prej kohësh komentojnë dhe gjykojnë zgjedhjet e saj personale.
Këngëtarja e nis mesazhin me një deklaratë të fortë, duke theksuar se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se është plotësisht në paqe me çdo kapitull të jetës së saj.
“Unë e zotëroj jetën time. Unë e zotëroj historinë time. Zgjedhjet e mia. TË GJITHA”, shkruan Beatrix, duke shtuar se asnjë koment apo gjykim nuk mund ta bëjë të ndihet keq për një jetë që e ka zgjedhur dhe e zotëron plotësisht.
Ajo shprehet se ka qenë gjithmonë një “libër i hapur” dhe se nuk ka lejuar që pritshmëritë apo paragjykimet e të tjerëve të përcaktojnë mënyrën se si ajo jeton.
“Kam dashur çdo minutë dhe çdo sekondë të jetës sime. Nuk fshihem pas asgjëje”, shprehet këngëtarja, duke theksuar se gjithmonë ka zgjedhur t'i qëndrojë besnike vetes.
Më tej, Ramosaj u drejtohet atyre që, sipas saj, vazhdojnë të merren me jetën e saj personale, njerëzit e afërt apo personat që ajo ndjek në rrjetet sociale.
“Vazhdoni të merreni me mua, me njerëzit e mi të dashur, me njerëzit që ndjek, çfarëdo që mendoni se po arrini”, shkruan ajo.
Në fund, Beatrix përcjell edhe një mesazh për të gjithë ata që mund të jenë përballur me gjykimin e të tjerëve, duke i nxitur të pranojnë çdo pjesë të historisë së tyre, edhe zgjedhjet për të cilat sot mund të mendonin ndryshe.
Por është pikërisht fjalia e fundit ajo që ka ngritur më shumë pikëpyetje:
“Pesë vite janë një kohë shumë e gjatë për t’i humbur me mua, e dashur. Shpresoj që një ditë të mësosh ta duash jetën tënde po aq sa unë dua timen.”

Beatrix Ramosaj via Instagram Story
Beatrix nuk ka përmendur asnjë emër dhe nuk ka sqaruar se kujt i drejtohet konkretisht. Për këtë arsye, mbetet e paqartë se çfarë e ka nxitur këtë reagim dhe kush fshihet pas referencës së saj për “pesë vite”.




