Arbër Hajdari rikthehet në BBVA 6? Komenti i tij te Ledion Liço zbulon më shumë seç pritej...

Arbër Hajdari rikthehet në BBVA 6? Komenti i tij te Ledion Liço zbulon më shumë seç pritej...

Kurioziteti për Big Brother VIP Albania 6 ka nisur të rritet, ndërsa sinjalet e para për sezonin e ri po shfaqen në rrjetet sociale. Këtë herë, vëmendjen e ka marrë një koment i papritur që mund të zbulojë një nga emrat e panelit të opinionistëve.

Gjithçka nisi pas postimit të Ledion Liços në Instagram, ku moderatori publikoi një fotografi nga ambientet e shtëpisë së BBVA-së, duke e shoqëruar me fjalinë: “Thonë që ju ka marrë malli…”.

Mes komenteve të shumta, nuk kaloi pa u vënë re ai i Arbër Hajdarit, i cili duket se ka zgjedhur të ngacmojë moderatorin lidhur me edicionin e ardhshëm.

“O Zotëri, a do të kem ty këtë vit?”, shkroi Hajdari, duke ndezur menjëherë dyshimet se mund të jetë sërish pjesë e spektaklit.

Ky reagim është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal se Arbër Hajdari mund të rikthehet në panelin e opinionistëve të BBVA 6. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një konfirmim të tërthortë apo thjesht për një batutë mes tij dhe Ledionit.

Kujtojmë se Hajdari është një nga figurat më jetëgjata të këtij formati, pasi ka qenë pjesë e spektaklit që prej edicionit të parë, duke u kthyer në një nga opinionistët më të identifikueshëm të tij.

A do ta shohim sërish Arbër Hajdarin në karrigen e opinionistit? Për momentin, fansat kanë vetëm këtë koment për të interpretuar, ndërsa konfirmimi zyrtar ende mungon.