Emri i Egli Tako vazhdon të jetë shpesh në qendër të mediave rozë dhe diskutimeve në rrjet. Edhe pse ajo ka mohuar disa herë zërat për një romancë të re pas ndarjes së bujshme me këngëtarin Gjesti, së fundmi në internet kanë nisur spekulime të reja.
Këtë herë, përdoruesit e rrjeteve sociale po aludojnë se Egli mund të jetë afruar me ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Redon Berani. Dyshimet kanë lindur pasi ndjekësit kanë krahasuar disa fotografi të publikuara nga të dy në profilet e tyre.

Në një nga postimet e tij, Redoni shihet duke pozuar pranë një makine luksoze të tipit Mercedes‑Benz G‑Class me ngjyrë të zezë. Pak më vonë, edhe Egli ka ndarë në rrjet disa foto pranë një automjeti shumë të ngjashëm, si dhe një tjetër imazh ku shfaqet e ulur brenda makinës.

Egli Tako via Instagram
Këto detaje kanë mjaftuar që fansat të nisin spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre, megjithëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga vetë protagonistët.
Kujtojmë se Egli dhe Redoni kishin krijuar një marrëdhënie miqësore gjatë ditëve të para të qëndrimit në shtëpinë e BBVA. Megjithatë, rrugët e tyre u ndanë kur Redoni vendosi të largohej nga gara për shkak të presionit të lojës. Vetëm pas daljes së tij nga shtëpia, Egli nisi lidhjen që pati me Gjestin.





