“Do martohem me Eli Farën”/ Bledi Mane i del në mbrojtje këngëtares pas videove...

“Do martohem me Eli Farën”/ Bledi Mane i del në mbrojtje këngëtares pas videove...

Bledi Mane ka reaguar publikisht pas aludimeve që kanë qarkulluar në rrjet, ku emri i këngëtares Eli Fara është përmendur në lidhje me disa materiale video.

Përmes një postimi në Instagram, Mane ka publikuar një fotografi të artistes, duke e shoqëruar me një mesazh të gjatë në mbështetje të saj.

“Unë do martohem me Eli Farën”, shkruan ai në nisje të reagimit, duke e përdorur këtë deklaratë si një mënyrë për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tij ndaj këngëtares.

Mane ka vlerësuar figurën artistike të Eli Farës, duke theksuar se këngët dhe kontributi i saj në muzikë do të zgjasin shumë më tepër sesa lajmet dhe aludimet që po qarkullojnë aktualisht në rrjet.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu mënyrën se si jeta private dhe dinjiteti i një gruaje mund të kthehen në objekt diskutimi publik, veçanërisht në rastet kur materiale të pakonfirmuara shpërndahen në rrjetet sociale.

“E dua Eli Farën sepse ia di fuqinë dhe kjo grua do ringrihet përsëri”, ka shkruar Mane, duke shprehur bindjen se këngëtarja do ta kalojë këtë periudhë dhe do të rikthehet te arti.

Instagram Post
Dd9S0hCRu68

Në reagimin e tij, ai ka folur edhe më gjerë për gjykimin publik ndaj grave, duke argumentuar se askush nuk duhet të poshtërohet apo të paragjykohet për shkak të jetës së tij private.

Në fund, Bledi Mane ka zgjedhur t’i kushtojë situatës edhe disa vargje poetike, duke e mbyllur mesazhin me një tjetër shprehje mbështetjeje për artisten.

Reagimi i tij vjen në një periudhë kur disa figura të njohura të showbiz-it shqiptar kanë reaguar pasi emrat e tyre janë përmendur në pretendime dhe materiale që po qarkullojnë në rrjetet sociale.