Butrint Imeri ka habitur fansat me një veprim të papritur në rrjetet sociale, duke fshirë të gjitha postimet nga profili i tij në Instagram dhe duke hequr edhe foton e profilit. Llogaria e artistit tashmë shfaqet totalisht bosh, gjë që ka ngritur menjëherë dyshime dhe teori të shumta mes ndjekësve të tij.

Ky veprim vjen pas një periudhe të gjatë heshtjeje nga ana e këngëtarit, i cili prej muajsh kishte reduktuar ndjeshëm aktivitetin online. Në botën e muzikës, një “pastrim” i tillë i profilit shpesh interpretohet si paralajmërim për një epokë të re artistike, publikim albumi apo projekt madhor që pritet të tërheqë vëmendje të madhe.
Megjithatë, ka edhe nga ata që mendojnë se kjo mund të lidhet me dëshirën e artistit për t’u shkëputur përkohësisht nga rrjetet sociale, sidomos pas zhurmave dhe aludimeve të fundit në media. Deri tani, Butrinti nuk ka bërë asnjë reagim publik për të sqaruar arsyen e këtij vendimi, duke lënë fansat në pritje të asaj që mund të vijë shumë shpejt.




