Romancë e re pas BBVIP? Kushtrimi dhe Aurora kapen duke u puthur në publik...

"Big Brother Vip Kosova"
"Big Brother Vip Kosova"

Kushtrimi dhe Aurora po përfliten si çifti më i ri i showbiz-it, pas pamjeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.

Dy ish-banorët e BBVIP janë parë së bashku gjatë një mbrëmjeje në një klub të njohur në Prishtinë, ku performonte Cllevio.

Sipas raportimeve dhe dëshmitarëve të pranishëm, dyshja kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa momenti që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë një puthje e shkëmbyer mes tyre në publik.

Afërsia e tyre kishte ngjallur dyshime edhe gjatë kohës sa ishin pjesë e reality show-t, por jashtë shtëpisë duket se marrëdhënia ka marrë një tjetër drejtim.

Ndërkohë, fansat kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke komentuar se dyshja duken shumë mirë pranë njëri-tjetrit dhe se kimia mes tyre është e dukshme.