Alice reagon pasi i dërgojnë foton e Klodit duke puthur Elijonën: “Kam ecur përpara, mjaft më përfshitë”

Alice reagon pasi i dërgojnë foton e Klodit duke puthur Elijonën: “Kam ecur përpara, mjaft më përfshitë”

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, mori fund edhe lidhja mes Klodian Mihajt dhe Alice Masellit. Ndarja erdhi menjëherë pasi finalisti la shtëpinë, ndërsa tashmë ai e ka zyrtarizuar romancën me Elijonën, duke vazhduar lidhjen e tyre edhe jashtë formatit.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, raporti që Klodi kishte me Alice-n ishte një nga arsyet që e pengonte të afrohej më shumë me Elijonën. Por, pas ndarjes, dyshja nuk e fshehu më lidhjen dhe publikuan edhe momente romantike së bashku.

Megjithatë, kjo situatë ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë zgjedhur të përfshijnë edhe Alice Masellin, duke i dërguar vazhdimisht fotografinë ku Klodi shihet duke puthur Elijonën.

Pas këtij fluksi mesazhesh, Alice vendosi të reagojë publikisht, duke u kërkuar ndjekësve të ndalojnë komentet dhe ta lënë jashtë kësaj historie.

“Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt, shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre dhe jo në të miat. Unë kam ecur përpara, faleminderit”, shkroi ajo.

Me këtë reagim, Alice Maselli bëri të qartë se nuk dëshiron të jetë më pjesë e dinamikave që lidhen me ish-partnerin e saj, duke u kërkuar ndjekësve të respektojnë zgjedhjen e saj për të lënë pas të kaluarën.