“10 vite më vonë… ende personi im i preferuar” – Elita Rudi prek rrjetin me kujtimet nga historia e dashurisë me Gjikon...

Elita Rudi via Instagram
Elita Rudi via Instagram

Elita Rudi ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale, duke ndarë momente të veçanta nga historia e saj e dashurisë me Gjikon, teksa çifti feston 10-vjetorin e lidhjes.

Përmes një serie fotografish të publikuara në Instagram, moderatorja riktheu kujtime nga fillimet e romancës së tyre, duke ndarë me fansat momente që kanë shënuar rrugëtimin e tyre ndër vite.

Një nga postimet më prekëse ishte ai që i referohej puthjes së tyre të parë, ku Elita shkroi:

“Nuk e dinim… por puthja jonë e parë ishte vetëm pak momente larg.”

Elita Rudi via Instagram Story

Kolazhi i fotografive vijon me kujtime nga etapat më të rëndësishme të jetës së çiftit, deri te krijimi i familjes së tyre. Sot, pas një dekade së bashku, Elita Rudi dhe Gjiko janë prindër të dy fëmijëve, Zëri dhe Bota.

Në foton përmbyllëse, ku shfaqen të katërt së bashku, moderatorja i kushtoi partnerit një dedikim të ëmbël që preku ndjekësit:

“10 vite më vonë… ende personi im i preferuar.”

Elita Rudi via Instagram Story

Postimi është pritur me mijëra pëlqime dhe urime nga fansat, të cilët kanë vlerësuar historinë e dashurisë së çiftit dhe rrugëtimin e tyre të suksesshëm familjar.