Mimoza Ahmeti është kthyer në një nga personazhet më të dashura dhe më të diskutuara të këtij sezoni të “Ferma VIP 3”. Me natyrën e saj spontane, batutat e veçanta dhe mënyrën e sinqertë të të shprehurit, poetja ka fituar vëmendjen dhe simpatinë e publikut, duke u shndërruar në një fenomen të vërtetë në rrjetet sociale.
Por përtej figurës publike që shohim çdo mbrëmje në ekran, ekziston edhe ana më personale e saj, ajo e nënës së përkushtuar. Shumë pak dinë se Mimoza Ahmeti ka qenë e martuar me studiuesin dhe publicistin Aurel Plasari, me të cilin ka dy vajza.
Lidhja e fortë mes tyre u pa qartë edhe gjatë qëndrimit të saj në reality show, kur vajzat vendosën ta surprizonin me një dron dhe një mesazh mbështetës. Momenti preku jo vetëm Mozën, por edhe publikun që e ndoqi me emocion.
Dy vajzat e saj kanë zgjedhur rrugë krejt të ndryshme në jetë, duke ndërtuar identitete të pavarura dhe të suksesshme.
Eir duket se ka trashëguar anën artistike dhe krijuese të së ëmës. Ajo merret me art në disa drejtime, duke u angazhuar si shkrimtare, piktore dhe kantautore.

Ndërsa Luka ka ndjekur një rrugë më profesionale në fushën e shëndetësisë. Ajo është fizioterapiste e licencuar dhe jeton prej vitesh në Kanada, ku ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj.

Ky detaj i jetës së Mimoza Ahmeti tregon një tjetër dimension të poetes: përtej karakterit të fortë dhe shpesh provokues në ekran, qëndron një nënë krenare për dy vajzat e saj të suksesshme.




