Fitorja e Selin në Big Brother VIP Albania ka sjellë reagime të shumta nga publiku dhe figura të njohura të ekranit shqiptar, por një nga urimet më të veçanta ka ardhur nga Ardit Gjebrea, i cili e ka mbështetur atë që në hapat e parë të karrierës televizive.
Në një postim emocional në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto me fituesen dhe ka vlerësuar rrugëtimin dhe qëndrimin e saj gjatë lojës, duke e konsideruar një figurë që ka përçuar vlera dhe dinjitet.
“Sonte është mbrëmja ku të gjithë ata që identifikohen me ty janë krenarë… Urime Selin The Real Queen!” – ka shkruar ai, duke e cilësuar atë si një model pozitiv për publikun.

Ardit Gjebrea via Instagram Story
Ky mesazh është pritur me shumë reagime në rrjet, pasi Gjebrea njihet si një nga figurat që ka ndjekur nga afër zhvillimin e shumë talenteve në ekranin shqiptar. Urimi i tij i shton edhe më shumë jehonë fitores së Selin, e cila vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Albania.




