Ndikimi që pati edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania dhe fituesi i tij, Luiz Ejlli, vazhdon të kujtohet edhe sot nga publiku dhe banorët e edicioneve të tjera. Së fundmi, një histori argëtuese është ndarë nga banori Miri, i cili tregoi një moment të pazakontë që lidhet pikërisht me këngëtarin shkodran.
Gjatë një bisede me banorët, ai kujtoi një episod nga koha kur po transmetohej BBVA 2, ndërsa vetë ndodhej në Gjermani me familjen e tij. Sipas tij, ishte një natë shumë e qetë dhe të gjithë në shtëpi kishin rënë në gjumë, ndërsa televizori kishte mbetur ndezur në kanalin ku transmetohej shtëpia e “Big Brother” pa ndërprerje.
Në orët e para të mëngjesit, qetësia u prish papritur nga një zhurmë shumë e fortë që vinte nga televizori. Miri tregoi se u zgjua i alarmuar nga gjumi, pa kuptuar fillimisht se çfarë po ndodhte.
Megjithatë, sapo hodhi sytë nga ekrani, e kuptoi menjëherë shkakun: zhurma që e kishte trembur ishte thjesht… gërhitja karakteristike e Luiz Ejlli.
Rrëfimi i tij shkaktoi shumë të qeshura mes banorëve, duke rikthyer në vëmendje një nga momentet më të komentuara të Big Brother VIP Albania, kur gërhitjet e Luizit u kthyen në një fenomen dhe në një nga “memet” më virale të asaj kohe.😄





