Gazetari Elton Tozaj ka zbuluar disa detaje nga prapaskenat e sezonit të fundit të “Ferma VIP”, gjatë një lidhjeje live në emisionin “Radar Albania”.
Sipas tij, fitorja e Mimoza Ahmetit nuk ka qenë zgjedhja fillestare e stafit, por është ndikuar nga mbështetja e madhe që shkrimtarja dhe poetja mori nga publiku gjatë gjithë rrugëtimit në fermë.
Tozaj pretendon se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë përballur me një situatë ku votat dhe reagimet e publikut e bënë të pamundur një rezultat tjetër.
“U detyruan t’ia jepnin Mozës”, është shprehur gazetari, duke thënë se Mimoza Ahmeti krijoi një lidhje të fortë me publikun dhe u kthye në një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni.
Sipas deklaratës së tij, nëse vendimi do të varej vetëm nga preferencat e drejtuesve të formatit, zgjedhja e parë për fitues do të ishte një tjetër finalist.
Elton Tozaj përmendi emrin e Ilir Shaqirit si një nga pretendentët që, sipas tij, mund të ishte zgjedhja e stafit.
Në finalen e “Ferma VIP 3”, Mimoza Ahmeti u shpall fituese, duke lënë pas finalistët Ilir Shaqiri, Elvis Pupa, Soni Malaj dhe DJ Bujaka.
Ky edicion u drejtua nga Arbana Osmani, ndërsa Eduart Grishaj ishte regjisori i formatit.




