Tre opinionistë në Ferma VIP 3: konfirmohen emrat që do komentojnë spektaklin…

“Ferma Vip” - logo
“Ferma Vip” - logo

Ndryshe nga sa ishte përfolur më herët, Ferma VIP 3 nuk do të ketë vetëm dy, por tre opinionistë që do të komentojnë dinamikat e spektaklit.

Sipas informacioneve të publikuara, në panelin e opinionistëve pritet të jenë emra të njohur të ekranit, ku tre prej tyre tashmë konsiderohen të konfirmuar: Armina Mevlani, Ermal Mamaqi dhe Einxhel Shkira.

Armina rikthehet në këtë rol pas eksperiencave të mëparshme në format, ndërsa Ermali vjen si një risi, duke u kthyer në televizion me një rol që pritet të sjellë edhe humor dhe debat. Einxhel vjen gjithashtu pas një pauze të gjatë nga ekrani për shkak të angazhimeve familjare duke pritur të shkaktojë më shumë dinamika.

Ky ndryshim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën si do të komentohen situatat brenda fermës, duke sjellë më shumë këndvështrime dhe përplasje mendimesh në studio.