Syzet e Françeskës zbulojnë detajin misterioz: Kush është mashkulli pas telefonit?

Franceska Murati via Instagram
Franceska Murati via Instagram

Françeska Murati është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes për jetën e saj private, këtë herë për shkak të një detaji të vogël në një prej fotove të saj.

Gazetari Elton Tozaj, i cili ditët e fundit ka publikuar disa materiale që kanë nxitur aludime rreth jetës sentimentale të Françeskës, ka rikthyer në vëmendje një fotografi të publikuar fillimisht nga vetë ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”.

Në foto, Françeska shfaqet pranë detit, ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendjen janë syzet e diellit që mban.

Në reflektimin e tyre duket personi që po e filmon Françeskën. Pamja e zmadhuar krijon përshtypjen se bëhet fjalë për një mashkull me mjekër.

Elton Tozaj via Instagram Story

Tozaj ka shoqëruar publikimin me pyetjen:

“Kush është mjekroshi pas telefonit?”

Detaji ka mjaftuar për të ndezur sërish spekulimet për jetën sentimentale të Françeskës, duke ngritur pyetjen nëse personi pas kamerës mund të jetë dikush i afërt me të apo një partner i mundshëm.

Kjo vjen vetëm pak ditë pasi në rrjet qarkulluan edhe aludime për një lidhje të Françeskës me një burrë të martuar. Ajo i ka mohuar publikisht këto pretendime, duke deklaruar se materialet që po qarkullojnë janë “mashtrime” të krijuara me AI.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim se personi që shfaqet në reflektimin e syzeve është partneri i Françeskës.

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, çdo detaj që lidhet me jetën private dhe sentimentale të Françeska Muratit ka marrë vëmendje të madhe në rrjet.

Kështu, një reflektim i vogël në syze ka mjaftuar për të rikthyer pyetjen: Kush fshihet pas telefonit?