Debati që ka përfshirë showbizin shqiptar pas publikimit dhe qarkullimit të disa videove intime ka vijuar të sjellë reagime nga personazhe të njohur.
Këtë herë ka reaguar edhe Luiz Ejlli, i cili ka zgjedhur ta komentojë situatën përmes humorit dhe ironisë.
Këngëtari ka publikuar në Instagram një video ku improvizon një telefonatë me një kompozitor, duke iu referuar në mënyrë të tërthortë Adrian Hilës.
Në videon e tij, Luizi tregon me humor një situatë të imagjinuar:
“Më bie telefoni në mëngjes: ‘Alo, Luizi je ti? Filani jam’, tha, ‘kompozitor. Kam bërë një këngë fiks për ty. A po kalon pak te studioja ime dhe te shtëpia që ta dëgjosh?’ ‘A e lëmë te kafja poshtë?’, i thashë, se… e kupton ti. Hej Zot”, shprehet ai.
Me këtë reagim, Luiz Ejlli duket se i është bashkuar diskutimit që ka pushtuar rrjetet sociale, duke zgjedhur ta trajtojë situatën në mënyrë ironike, pa dhënë detaje të tjera mbi personat apo materialet që kanë shkaktuar debatin.




