Mimoza Ahmeti po kthehet çdo ditë e më shumë në fenomenin kryesor të “Ferma VIP 3”, ndërsa ndikimi i saj po ndihet fuqishëm edhe jashtë shtëpisë.
Edhe pse e izoluar brenda fermës, Moza po fiton një popullaritet në rritje të shpejtë, falë batutave, dinamikave të forta dhe prezencës së saj unike në ekran.
Pas Prime-t të djeshëm, ndodhi diçka që nuk kaloi pa u vënë re: rritje e menjëhershme në rrjetet sociale. Para spektaklit, llogaria e saj në Instagram kishte rreth 88 mijë ndjekës, por vetëm disa orë më pas, shifra u rrit në mbi 92 mijë.
Një shtim prej afro 5 mijë ndjekësish në pak orë konsiderohet një rritje e pazakontë, duke treguar qartë mbështetjen masive që ajo po merr nga publiku.
Ky “boom” virtual konfirmon se Mimoza Ahmeti nuk është thjesht një konkurrente, por një personazh që dominon vëmendjen, duke u kthyer në një nga figurat më të përfolura të këtij sezoni të “Ferma VIP 3”.




