Mateo Borri dhe Brikena Selmani duket se po shijojnë një tjetër moment të bukur në lidhjen e tyre, pas uljeve dhe ngritjeve që kanë kaluar që prej daljes nga “Big Brother VIP Albania”.
Edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur momente të ndryshme, së fundmi çifti duket më i afërt dhe më i dashuruar se kurrë. Pas përfundimit të reality show-t, ata nisën menjëherë pushimet së bashku, duke ndarë vazhdimisht momente romantike me ndjekësit.
Edhe pas kthimit nga pushimet, Mateo dhe Brikena vazhdojnë të shfaqen së bashku në rrjetet sociale, duke mos i kursyer fotot dhe videot në çift.
Së fundmi, Mateo ka publikuar në Instastory një fotografi ku shfaqet pranë Brikenës. Në imazh, dyshja shihet e buzëqeshur dhe duke shkëmbyer një shikim romantik.
Krahas fotos, Mateo ka zgjedhur t’i dedikojë partneres disa fjalë të ëmbla:
“Shikimi që më vodhi zemrën pa thënë një fjalë.”

Mateo Borri via Instagram Story
Dedikimi romantik, i shoqëruar me etiketimin e Brikenës, duket se është një tjetër dëshmi se çifti po shijon një periudhë të bukur së bashku.
Pas gjithë uljeve dhe ngritjeve, duket se këtë herë Mateo dhe Brikena kanë zgjedhur t'i japin më shumë hapësirë dashurisë së tyre.




