Rizarta Hoxha beqare pas fotove me Arbër Çepanin? Deklarata e saj ngre dyshime për fundin e romancës...

Rizarta Hoxha beqare pas fotove me Arbër Çepanin? Deklarata e saj ngre dyshime për fundin e romancës...

Vetëm pak javë pasi Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani u kthyen në temë diskutimi për shkak të fotografive të përbashkëta, një deklaratë e fundit e influencueses ka rikthyer vëmendjen te jeta e saj sentimentale.

Dyshimet për një lidhje mes tyre nisën pasi të dy u fotografuan në vende të ndryshme, madje në disa prej imazheve shfaqeshin edhe duke u mbajtur për dore. Pamjet u interpretuan nga ndjekësit si një shenjë afrimiteti romantik, por asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi publikisht lidhjen.

Tashmë, një përgjigje e Rizartës në Instagram ka shtuar pikëpyetjet. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit, ajo u pyet se si po shkonte jeta e saj sentimentale.

“Si po shkon jeta sentimentale? Tell us more girlie”, ishte pyetja që mori.

Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë: “Currently single & not dating”, që do të thotë se aktualisht është beqare dhe nuk po frekuenton askënd.

Rizarta Hoxha via Instagram Story

Kjo deklaratë ka bërë që shumëkush të dyshojë se afrimiteti i përfolur me Arbër Çepanin mund të jetë ndërprerë. Megjithatë, Rizarta nuk e përmendi emrin e tij dhe nuk dha asnjë detaj për atë që mund të ketë ndodhur mes tyre.

Nga ana tjetër, Arbër Çepani nuk ka reaguar lidhur me deklaratën e influencueses.

Për momentin, e vetmja gjë e konfirmuar nga Rizarta është statusi i saj si beqare, ndërsa mbetet mister nëse mes saj dhe Arbrit ka pasur vërtet një histori dashurie dhe çfarë e ka ndryshuar raportin e tyre.