Pse Selin nuk u shfaq në klipin e tij? Kristi tregon bisedën mes tyre dhe sqaron “unfollow”-in...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Kristi Lamaj ka folur për projektin e tij më të fundit muzikor, “Tunde moj Selin”, duke sqaruar edhe një nga pyetjet që ka ngjallur më shumë kuriozitet te ndjekësit: pse Selin Bollati nuk u shfaq në videoklip.

I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Kristi tregoi se kishte menduar që Selin të ishte pjesë e klipit në disa sekuenca si valltare. Sipas tij, ata kishin komunikuar edhe më herët për këtë mundësi.

Megjithatë, për shkak të angazhimeve të Selinit, koncerteve të Kristit në Evropë dhe axhendave të ngjeshura të të dyve, produksioni vijoi me konceptin e përgatitur fillimisht dhe këngëtari vendosi të shfaqej vetëm.

Mungesa e Selinit nuk ishte i vetmi detaj që tërhoqi vëmendjen. Ndjekësit vunë re gjithashtu se dyshja nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje për një krisje të mundshme të miqësisë së tyre.

Kristi, megjithatë, nuk e lidh mungesën e saj në videoklip me ndonjë konflikt, ndërsa në rrjet kanë nisur aludime të ndryshme rreth “unfollow”-it.

Deri tani, as Kristi dhe as Selin nuk kanë konfirmuar se mes tyre ka pasur një përplasje, ndaj pretendimet për një konflikt mbeten në nivel spekulimesh.