Joz Marku ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim të fundit, në një kohë kur protestat e studentëve në Tiranë vijojnë të jenë në qendër të diskutimeve publike.
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e tij përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, duke përcjellë një mesazh të shkurtër, por domethënës.
“MË STUDENTËT ❤️”, shkruan Jozi krahas një imazhi artistik, ku shfaqet një person me krahë engjëlli dhe kokën e ulur.

Joz Marku via Instagram Story
Përmes këtij postimi, Joz Marku shpreh mbështetjen për studentët, në një moment kur protestat dhe përplasjet e raportuara gjatë tyre kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Edhe pse këngëtari nuk ka dhënë detaje të tjera përmes këtij publikimi, mesazhi i tij është një shprehje e qartë solidariteti me studentët që kanë dalë në protestë.




