Pas talljes me Brikenën, familja e Gimbos kërkon falje publike...

Pas talljes me Brikenën, familja e Gimbos kërkon falje publike...

Ngjarjet në Big Brother VIP Albania shpesh krijojnë reagime të forta edhe jashtë shtëpisë. Së fundmi, një moment ku Dj Gimbo u pa duke imituar mimikat e fytyrës së Brikena ka shkaktuar kritika dhe debat në rrjetet sociale.

Pas komenteve negative që pasuan, familjarët e Gimbos – të cilët menaxhojnë profilin e tij – kanë reaguar për të sqaruar situatën dhe për të ulur tensionet. Ata publikuan një deklaratë në Instastory, ku kërkojnë ndjesë për çdo keqkuptim të mundshëm.

Në reagimin e tyre, ata theksojnë se veprimi nuk ka pasur qëllim të lëndojë askënd:

“Si familje kërkojmë falje nëse imitimi është kuptuar gabim apo ka prekur Brikenën dhe familjen e saj. Nuk ka qenë synimi i tij të ofendojë apo të nënçmojë.”

Në fund të mesazhit, ata nënvizojnë se respekti ndaj çdo individi është shumë i rëndësishëm për ta, duke e mbyllur reagimin me një falje të sinqertë për situatën e krijuar.