Pas polemikave me ish-partnerin, Katerina bëhet nënë: Prezanton vajzën me një dedikim prekës...

Katerina Goga via Instagram
Katerina Goga via Instagram

Pas muajsh të mbushur me polemika rreth marrëdhënies me ish-partnerin Arnold, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Katerina, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur: ardhjen në jetë të vajzës së saj.

Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi një fotografi ku duken vetëm këmbët e vogëlushes, e veshur me rroba rozë, duke e shoqëruar me një dedikim plot dashuri:

“My sunshine, my everything” (“Dielli im, gjithçka ime”).

Instagram Post
Dbp38aquN58

Lindja e vajzës vjen pas një periudhe të vështirë, gjatë së cilës marrëdhënia mes Katerinës dhe ish-partnerit të saj u bë objekt diskutimi publik. Më herët, Katerina kishte deklaruar se Arnoldi nuk ishte interesuar për të dhe foshnjën, ndërsa ai kishte thënë se kishte dyshime për atësinë dhe kërkonte kryerjen e një testi ADN-je.

Nga ana e saj, Katerina i kishte mohuar këto pretendime, duke këmbëngulur se vajza është fëmija i Arnoldit dhe duke e akuzuar atë se po përpiqej të justifikonte mungesën e tij.

Pavarësisht polemikave që shoqëruan ndarjen e tyre, postimi i fundit tregon se vëmendja e Katerinës është tashmë e përqendruar te kapitulli i ri i jetës së saj si nënë. Fotografia dhe dedikimi për të bijën janë pritur me urime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar shëndet dhe lumturi vogëlushes.