Dalja e Brikenës pak para finales së Big Brother VIP Albania dhe përzgjedhja e Rogertit si finalisti i katërt kanë sjellë reagime të shumta dhe emocione të forta në rrjet.
Ndër zërat më kritikë ishte edhe ai i Kaçi Lleshi, i cili reagoi publikisht me tone të ashpra ndaj rezultatit. Ai e konsideroi Brikenën si konkurrenten më të fortë të këtij edicioni dhe e cilësoi largimin e saj si një vendim të padrejtë.
Në një postim që më pas u fshi, stilisti përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe të rëndë, duke shprehur zhgënjimin e tij jo vetëm ndaj rezultatit, por edhe ndaj publikut që votoi.
Ky reagim erdhi menjëherë pas përballjes vendimtare mes Brikenës dhe Rogertit, ku ky i fundit arriti të siguronte vendin në finale. Deklarata e Kaçit ka ndezur debat në rrjete sociale, duke ndarë opinionin publik mes atyre që mbështesin qëndrimin e tij dhe të tjerëve që e kritikojnë për mënyrën e shprehjes.




