Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja, është rikthyer në aktivitetin e saj në rrjetet sociale pas një periudhe kur emri i saj u përmend gjerësisht në media dhe në diskutimet online lidhur me publikimin e materialeve intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila.
Publikimi i këtyre materialeve shkaktoi reagime të shumta, ndërsa ngriti edhe shqetësime mbi cenimin e privatësisë së personave të përfshirë.
Së fundmi, Monika ka zgjedhur të rikthehet në Instagram me një postim që nuk lidhet drejtpërdrejt me polemikat e ditëve të fundit. Aktorja ka ndarë me ndjekësit një njoftim lidhur me angazhimin e saj profesional në Bashkinë e Tiranës, duke e përqendruar vëmendjen te puna e saj.
Postimi vjen në një moment kur emri i saj ka qenë në qendër të vëmendjes publike, por Monika nuk ka bërë asnjë koment të drejtpërdrejtë për ngjarjen dhe nuk ka dhënë shpjegime lidhur me diskutimet që kanë qarkulluar.
Me këtë publikim, aktorja duket se ka zgjedhur të rifillojë komunikimin me ndjekësit përmes angazhimeve të saj profesionale, pa iu referuar çështjes që ka tërhequr vëmendjen e mediave.




