Panik në BBVK5 gjatë natës! Zoja Nushi lëshon britma frike pasi përballet me një...(VIDEO)

"Big Brother Vip Kosova" via Instagram
"Big Brother Vip Kosova" via Instagram

Një moment frike ka prishur qetësinë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 gjatë orëve të natës. Këtë herë, shkak nuk ishte ndonjë debat mes banorëve, por një merimangë e madhe që u shfaq në dhomën e gjumit.

Protagoniste e këtij momenti u bë Zoja Nushi, e cila sapo vuri re insektin, reagoi me britma dhe thirrje të forta, duke alarmuar menjëherë banorët që ndodheshin pranë saj.

“O pash Zotin, o kukuuu… A e pe dhe ti?”, dëgjohet të thotë Zoja në videon që po qarkullon nga shtëpia.

Instagram Reel
DfJAtdZDtip

E trembur dukshëm, konkurrentja kërkoi edhe vëmendjen e të tjerëve, të cilët u kthyen për të kuptuar se çfarë kishte shkaktuar gjithë atë reagim.

Ngjarja solli një moment të papritur dhe plot emocione në shtëpi, vetëm pak orë pas nisjes së aventurës së re televizive.

Ndërkohë, Zoja është një nga 21 banorët e BBVK5 dhe ndodhet në televotimin e parë, së bashku me Dionin dhe Anjezën. Të tre përfunduan në nominim pas vendimit të Vëllait të Madh, i cili u kërkoi banorëve të parë të zgjidhnin nga një konkurrent për t'u përballur me votën e publikut.