Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, duket se po kalon një periudhë shumë të lumtur në jetën e saj personale, duke shijuar një histori dashurie që po ecën për mrekulli.
Pak javë më parë, ajo ndau me ndjekësit lajmin se kishte festuar një vit lidhje me partnerin e saj. Në atë ditë të veçantë, ai e surprizoi me një dhuratë mbresëlënëse – një makinë luksoze Range Rover, e zbukuruar me një fjongo të kuqe.
Edhe pse kishte ndarë momente nga përvjetori dhe dhurata e veçantë, Jasmina kishte zgjedhur ta mbante larg vëmendjes identitetin e partnerit, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.

Jasmina Kadriu via Instagram Story
Tashmë, pritjes i ka ardhur fundi. Përmes një postimi në InstaStory, ajo është shfaqur për herë të parë pranë tij, duke zbuluar kështu publikisht personin që i ka fituar zemrën.




