Nga kinemaja te muzika? Rike Roci surprizon ndjekësit me interpretimin e një hiti...

Rike Roci via Instagram
Rike Roci via Instagram

Pas eksperiencave në kinema dhe teatër, Rike Roci duket se po eksploron një tjetër anë të talentit të saj. Modelja dhe aktorja ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një video, ku shfaqet duke interpretuar një nga këngët më të njohura të artistes italiane Giorgia.

Gjatë një udhëtimi, Rike publikoi një video ku këndon “Di sole e d’azzurro”, një prej këngëve më ikonike të repertorit të këngëtares italiane.

Rike Roci via Instagram Story

Interpretimi i saj u shoqërua me komente të shumta nga ndjekësit, të cilët vlerësuan pasionin që ajo po tregon edhe për muzikën, duke nxitur diskutime nëse kjo mund të jetë një fushë ku Rike do të angazhohet më shumë në të ardhmen.

Prej vitesh, Rike Roci ka qenë aktive në botën e aktrimit, duke marrë pjesë në projekte kinematografike si aktore dhe producente. Gjatë qëndrimit të saj në Itali, ajo është angazhuar edhe në teatër, ndërsa vetë ka deklaruar se aktrimi mbetet një nga pasionet më të mëdha të jetës së saj.

Me videon e fundit, Rike tregon se nuk ngurron të eksperimentojë edhe me muzikën, duke sjellë një interpretim të një prej hiteve të Giorgias dhe duke zgjuar kureshtjen e fansave për projektet e saj të ardhshme.