Einxhel Shkira ka reaguar publikisht pas një sërë komentesh dhe kritikash për pamjen e saj që ka marrë në rrjetet sociale.
Moderatorja ka publikuar në Instagram disa prej reagimeve të ndjekësve, ku vëmendja është përqendruar kryesisht te vetullat dhe buzët e saj. Disa përdorues e kanë këshilluar të ndryshojë diçka në pamjen e saj, ndërsa të tjerë kanë aluduar edhe për ndërhyrje estetike.
Pas shtimit të komenteve, Einxhel ka vendosur t’u përgjigjet publikisht, duke e kthyer diskutimin te presioni që vajzat përballojnë për standardet e bukurisë.
“Sa e vështirë është në Shqipëri të pranohesh si je!! Ti bësh je e bërë, mos i bësh prap i ke të bëra, t’i lësh fare pas dore pse s’i bën.”
Më tej, moderatorja ka vijuar me një mesazh edhe më të drejtpërdrejtë:
“E kuptoj që kemi standarde shumë të larta, por po vazhduat kështu do kemi vetëm vajza që postojnë me filtra që të mos keni kurrë mundësi t’i dini vërtet si duken.”
Dhe në fund, Einxhel ka shtuar me humor dhe ironi:
“Na lini të jemi të shëmtuara aman o Zot, se s’ka kush nerva me bërë më shumë se kaq.”

Einxhel Shkira via Instagram Story
Në vend që t’u përgjigjej komenteve një e nga një, Einxhel ka zgjedhur të japë një reagim të përbashkët ndaj kritikave.
Me qëndrimin e saj, moderatorja duket se ka dashur të përcjellë një mesazh të qartë: nuk dëshiron të përshtatet vazhdimisht me pritshmëritë e të tjerëve për mënyrën se si duhet të duket në fotografi apo video.




