Myk, ndryshk dhe mish pule për shitje! AKU zbulon skandalin dhe bllokon 738 kg mish pule...

Foto /Pamfleti
Foto /Pamfleti

Inspektorët e Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë zhvilluar kontrolle në disa biznese ushqimore në Tirana, ku janë konstatuar shkelje serioze të standardeve higjeno-sanitare.

Gjatë një inspektimi në biznesin KMY, autoritetet bllokuan rreth 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule. Sipas AKU-së, produktet ruheshin në kushte të papërshtatshme, në ambiente me myk dhe ndryshk, ndërsa mishi dyshohet se i ishte nënshtruar procesit të përsëritur të ngrirjes dhe shkrirjes.

Foto /Shqip.com

Për shkak të këtyre shkeljeve, aktiviteti i biznesit është pezulluar deri në përmbushjen e standardeve të kërkuara.

Foto /Shqip.com

Ndërkohë, gjatë një tjetër kontrolli te operatori Bonum, inspektorët konstatuan kushte të papërshtatshme në ambientet ku prodhohej djathi. Si rezultat u vendos një gjobë prej 300 mijë lekësh dhe u bllokuan 329 kilogramë djathë dhie.

Sipas AKU-së, të gjitha produktet e sekuestruara do të asgjësohen për të shmangur çdo rrezik për shëndetin e konsumatorëve.