“Mos u nda prej meje”: Brikena bën hapin e papritur ndaj Mateos në dhomën e gjumit...

“Mos u nda prej meje”: Brikena bën hapin e papritur ndaj Mateos në dhomën e gjumit...

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos në Big Brother VIP Albania duket se po bëhet gjithnjë e më e afërt, duke kaluar në një tjetër fazë brenda shtëpisë.

Së fundmi, një moment i zhvilluar në dhomën e gjumit ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku Brikena i është afruar më shumë Mateos dhe ka shprehur hapur ndjenjat e saj, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të shkëputet prej tij.

Ky veprim është parë si një hap i qartë drejt forcimit të lidhjes mes tyre, e cila prej ditësh ka qenë në qendër të diskutimeve dhe komenteve në rrjetet sociale. Dyshja janë parë shpesh shumë të afërt dhe intimë, çka ka nxitur reagime të shumta nga publiku.

Megjithatë, raporti i tyre nuk ka kaluar pa polemika, pasi më herët janë ngritur edhe diskutime për afrimitetin fizik mes tyre dhe kufijtë në komunikim, duke e bërë këtë histori edhe më të komentuar brenda dhe jashtë shtëpisë.

Instagram Reel
DWF_eMgDOmU